Tahiri kërkon të ndërpritet seanca

13 korrik 2023 | 17:37

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar që të ndërpritet seanca e Kuvendit pas dhunës dhe tensioneve që është duke ndodhur në këto momente.

Ai ka thënë se insistimi për ta mbajtur seancën ka për qëllim për të shkaktuar përplasje të reja në Kuvend.

“Insistimi që seanca të mbahet me çdo kusht, kur nuk ka as kushte as vullnet, është qëllim për të shkaktuar përplasje të reja në Kuvend! Ajo duhet të ndërpritet menjëherë!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten, më 14.07.2023, në ora 10:00, në Sallën 1…