Konjufca u jep vërejtje deputetëve të PDK-së, ata nuk e lëshojnë foltoren

13 korrik 2023 | 18:22

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vazhduar me punimet e seancës së sotme, ndonëse me situatën e tensionuar para foltores.

Ai i ka kërkuar mbrojtjes së kryeministrit Kurti ta lëshojnë sallën, ndërsa deputetëve të PDK-së ta lirojnë foltoren të cilën e kanë bllokuar.

Deputetët e PDK-së nuk kanë pranuar, pasi ata kanë refuzuar të vazhdojë seanca e sotme sipas propozimit të Konjufcës, duke u tejkaluar çështja që çoi në sulme fizike mes deputetëve të PDK-së dhe pjesëtarëve të Qeverisë Kurti, e që kishte të bënte me audio-incizimet e bisedavetë Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Seanca megjithatë ka vazhduar, ndonëse duke u penguar, dhe Konjufca ka arritur t’i kalojë disa pika të rendit të ditës me votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

LDK-ja nuk është përfshirë në protestën e deputetëve të PDK-së, ndërsa disa deputetët të AAK-së janë parë kohë pas kohe pranë kolegëve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori, Kreshnik Ibrahimi ka reaguar pas rrahjes së deputetëve në…