Akreditohet programi i parë i doktoratës së përbashkët në shkencat e edukimit në UP

13 korrik 2023 | 20:33

Në takimin e mbajtur sot, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka miratuar Programin e Përbashkët të Doktoratës në Shkencat e Edukimit.

Programi do të ofrohet nga Fakulteti i Edukimit / Faculty of Education- UP “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni dhe në përmbyllje të studimeve, studentët do të pajisen me diplomë duale.

Kjo është hera e parë që në Kosovë ofrohet një program i tillë, që njëkohësisht përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata që duan të avancohen në fushën e arsimit nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës iu rikthye normalitetit pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca…