Votohet Ligji për çmimin e produkteve medicinale

13 korrik 2023 | 20:53

Është votuar Ligji për çmimet e produkteve medicinale.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar deputetët që siç u shpreh ai, me  përkushtim të jashtëzakonshëm punuan që ky ligj të bëhet sot realitet.

Vitia është shprehur se me këtë ligj nisë një epokë e re për ta mbrojtur secilin nga abuzimet me çmimet e barnave.

“Sot Kuvendi i Republikës votoi Ligjin për çmimin e produkteve medicinale. Falemnderime të gjithë deputetëve të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm punuan që ky ligj të bëhet sot realitet. Të dashur qytetarë, me këtë ligj nisim një epokë të re për ta mbrojtur secilin prej jush nga abuzimet me çmimet e barnave. Na pret një punë e madhe deri tek jetësimi i plotë i Ligjit të ri. Por jemi bërë gati që ta realizojmë pa asnjë vonesë”, thuhet tutje në shkrimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takimin e mbajtur sot, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka…