Abdixhiku: Vendi ynë ka nevojë për një rrugë të re, të tretë

13 korrik 2023 | 21:16

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj situatës së fundit në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se sot në Kuvendin e Kosovës u pa një episod i errët i historisë parlamentare në vend; në një kohë kritike për Republikën dhe të ardhmen tonë si shtet.

“Dhuna nuk është mjet, nuk ishte as sot e nuk ishte as dje. Dhuna në Kuvendin e Kosovës është shëmti. Ajo shpërfytyron vet demokracinë dhe kulturën politike për të cilën kemi nevojë si shoqëri. LDK-ja e refuzon këtë qasje si mjet. Siç dhe refuzon gjuhën polarizuese, përçarëse e nxitëse që është bërë tashmë standard i sjelljes së pushtetit. Dhe jemi krenarë për këtë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Ai ka thënë se duket se rruga e Kosovës është e humbur tashmë.

“Vendi ynë ka nevojë për një rrugë të re, të tretë. Një që na bën vend normal, zhvillimor e euroatlantik. Prandaj sot vazhdova këtë rrugë. Në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, zhvillova takimin e tretë konsultativ, këtë herë me profesorë universitarë e me diplomatë. Mes diskutimeve përmbajtësore për udhëkryqin historik të Republikës dhe nevojën e ndërtimit të masës kritike, gjetëm ide e pikëpamje fundamentale për nismën tonë. Ky vend, ky shtet, kjo shoqëri ka nevojë për zgjim kolektiv, e vendosje të binarëve euroatlantik. Ju ftoj në këtë rrugëtim!”, ka theksuar lideri i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për përleshjen në…