Dukagjini debuton me fitore në garat evropiane

13 korrik 2023 | 21:26

Dukagjini ka debutuar me fitore në garat evropiane.

Ekipi nga qyteti i Klinës triumfoi 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga Gjibraltari, Europa në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Dukagjini e nisi mirë ndeshjen duke krijuar disa raste të mira shënimi, sidomos me Altin Merlakun, i cili gjuajti jashtë.

Goli erdhi tek në minutën e 30-të, kur Bujar Shabani shënoi me vollej goditje.

Por, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Europa barazoi rezultatin me një gol të Pozos me kokë.

Pjesa e dytë ishte më e dobët, me shumë pak raste shënimi.

Dukagjini mbajti posedimin dhe administroi kryesisht ndeshjen, por nuk arrinte ta gjente golin.

E atë e gjeti tek në minutën e pestë shtesë, kur Zulfiji realizoi për t’ia dhënë fitoren vendasve.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Gjibraltar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi me shkrim…