Aksion i madh policor në liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës

13 korrik 2023 | 22:07

Një aksion i madh është zhvilluar dy ditët e fundit në zonën e liqenit të Komanit dhe lumit të Shalës, ku Policia e Shtetit ka konstatuar 46 mjete në kundërvajtje ligjore, të cilat nuk i respektonin kriteret e sigurisë për lundrimin dhe transportimin e turistëve.

Sipas një njoftimi zyrtar nga strukturat e rendit, operacioni i koduar “Lundrim i sigurt”, ka për qëllim kontrollin dhe verifikimin e dokumenteve të bizneseve që operojnë në zonë, si edhe konstatimin e kushteve të sigurisë të ofruara.

Prej tyre, 46 kanë qenë në kundërvajtje dhe janë bllokuar.

Operacioni vijon po ashtu në të gjitha hapësirat ujore të vendit, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit.

“Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare apelojnë sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore , lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë”, shkruhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Golem të…