Temperaturat sot, 31 dhe 33 gradë celsius

14 korrik 2023 | 08:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vapë.

Sipas IHK-së, në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ku ato do të sillen mes 15 dhe 18 gradë celsius, ndërsa maksimalet për 2-3 gradë parashihen të kenë ulje.

Ato do të sillen mes 31 dhe 33 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, me datë 13…