Të shtunën protestojnë veteranët

14 korrik 2023 | 08:28

 

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përfaqësues i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se të shtunën veteranët e UÇK-së do të mblidhen për të protestuar kundër veprimeve të Qverisë së Kosovës.

Ai e quajti gjithëpopullore protestën që parashihet të zhvillohet në fundjavë.

“Ne të shtunën do të jemi në protestë në shesh. Kemi bërë ftesë për të gjithë veteranët e tjerë. Edhe qytetarët e Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë dhe ta kundërshtojmë jo vetëm temën e Ligjit për Pagën Minimale, por edhe temat e tjera që janë diskutuar ditët e fundit”, ka thënë Syla në Klan Kosova.

“Edhe komunikimi i zonjës Mimoza Kusari-Lila me Listën Serbe që ata kanë bërë një koordinim me na luftu neve ‘kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së’.

Edhe ne do të jemi të gatshëm me kundërshtu një gjë të tillë të shtunën”, ka thënë Syla.

Syla ka bërë me dije se ende nuk është vendosur ora se kur do të protestohet, por qytetarët do të njoftohen në vijim.

“Jemi në komunikim me shoqërinë civile sepse protesta do të jetë gjithëpopullore, do të jetë mbi partitë politike, dhe do të jemi në kontakt me ta, e pastaj do të vendosim qysh e tek.

E kemi një problem të vogël, ndoshta për shkak se është vapë e madhe e do të shohim për orën, ende nuk e kemi caktu. Ne do të jemi në shesh të shtunën dhe për informatat tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar kryetari i OVL të UÇK-së në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorët e Hollivudit kanë njoftuar mbrëmjen e 13 korrikut se…