Deputeti i LV-së kritikon Kusari-Lilën: Komunikimi me Radojçiqin është dashur të refuzohet

14 korrik 2023 | 12:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka kritikuar shefen e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, pse ka folur në telefon me Milan Radojiçiqin, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.

Ai ka thënë se ky komunikim është i papranueshëm.

“Për mua personalisht është e papranueshme komunikimi me kriminelët të cilët janë në listën e zezë. Nuk do duhej të ndodhte një komunikim i tillë. Sigurisht që asaj i krijohet obligushmëri të ketë komunikim sepse shumë ligje varen prej Lista Serbe”, ka thënë ai “Info Nata” të “Tëvë1”.

Sipas tij, Kusari-Lila është dashur ta refuzoi komunikimin e Radojçiqin.

“Nuk ka pasur nevojë të ndodhte një komunikim i tillë, po shpesh për të mos dashur as mos me e arsyetuar, mund të ndodhemi në një pozicion të caktuar dhe të pa kërkuar, por megjithatë duhej të refuzohej një komunikim i tillë”, ka thënë Korenica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar…