Chelsea interesohet për Neymarin

14 korrik 2023 | 13:28

Chelsea është e interesuar për të sjellë Neymarin në “Stamford Bridge” këtë verë. Megjithatë, klubi anglez do të presë nëse braziliani është gati të kërkojë një largim nga Paris Saint-Germain.

31-vjeçari ka ende katër vite në kontratën e tij në “Parc des Princes”, por kjo nuk i ka ndalur spekulimet për të ardhmen e tij. Sipas mediumit “Le Parisien”, Neymari synonte të largohej nga klubi këtë verë me një transferim në Barcelonë, destinacionin e tij të preferuar.

Megjithatë, që nga ardhja e ish-menaxherit të Barcelonës, Luis Enrique në PSG, tani ekziston mundësia që ai të vendosë të qëndrojë. Dyshja punuan së bashku në Spanjë dhe fituan një tripletë historike më 2015.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas arrestimit nën dyshime për korrupsion të Faruk Mujkës, kryeshef…