Zbulohet plani i PSG-së për të bindur Mbappen që të rinovojë

14 korrik 2023 | 13:45

PSG-ja duket se ka një plan për të bindur Kylian Mbappe që të rinovojë. Sulmuesi ka thënë disa herë se ka dëshirë të luajë për Real Madrid dhe duket se ka ndërmend të qëndrojë edhe një sezon në Paris, për t’u transferuar më pas me kosto zero në Madrid.

Pavarësisht se nuk janë dakord dhe se kërkojnë vazhdimisht që lojtari të largohet këtë verë, duket se drejtuesit e kampionëve të Francës shpresojnë të një kthesë e bujshme nga ana e lojtarit. Sipas medies franceze “RmcSport”, klubi shpreson te ndërhyrja e një ndërmjetësi që është shumë i afërm i familjes për ta bindur lojtarin që të qëndrojë dhe të rinovojë kontratën.

Bëhet fjalë për Ziad Hammoud, ish-bashkëpunëtor i grupit “BeIN Media”, i cili përfaqëson prej pak muajsh lojtarin. Sipas burimit, Hammoud është një njeri shumë i rëndësishëm brenda familjes Mbappe dhe fjala e tij ka ndikim shumë të madh.

Ajo e sulmuesit është një nga telenovelat e verës më intensive të viteve të fundit, që duket se do të zgjasë akoma edhe shumë. Megjithatë, PSG-ja nuk dorëzohet dhe shpreson akoma tek mrekullia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra dhe Koordinatori…