Westbrook bëhet aksionar i Leedsit

14 korrik 2023 | 14:41

Duket se investimet amerikane në futbollin anglez nuk kanë fund, ku aksionarë tashmë nuk po bëhen vetëm biznesmenët e njohur, por edhe shumë emra të mëdhenj të sportit. I fundit që pritet të bashkohet në këtë rrugëtim është Russell Westbrook.

Ylli i Los Angeles Clippers do të jetë pjesë e “49ers Group” që do të blejë aksionet e Leeds United, klubit që ra këtë sezon nga Premier Liga në Championship.

Një gjë të tillë e ka bërë më parë dhe LeBron James, i cili është pjesë e “RedBird Capital” kur kishte aksionet e Liverpoolit, teksa tani ka aksionet e Milanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë ka filluar edicioni i XII-të i festivalit “NgomFest”, që…