Krasniqi takohet me Lajçakun në Bruksel: Të papranueshme veprimet që na sjellin sanksione

14 korrik 2023 | 16:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar të premten në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe i ka shprehur qëndrimet mbi këto zhvillime.

Krasniqi ka thënë se për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat “po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euroatlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë”.

“Për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë. PDK-ja do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajlimë Oshlani shpall të pavlefshme dëftesën e klasës së 11…