Donjetë Maloku: Opozitë e dashur, a bën me i lanë UÇK-në e veteranët të qetë

15 korrik 2023 | 15:55

Donjetë Maloku, njohëse e proceseve politike në vend, ka reaguar për protestën e sotme që do të mbahet në orën 18:00 në Prishtinë, e cila është thirrur pas zhvillimeve të fundit në vend dhe për mospërfshirjen e veteranëve në pagën minimale.

Ajo ka kritikuar opozitën për këtë protestë, pasi sipas saj, UÇK-ja, familjet e dëshmorëve dhe fëmijët e dëshmorëve e veteranët çdo ditë kanë nevojë për përkrahje, e jo vetëm kur i duhet opozitës.

“Opozitë e dashur a bon me i lanë ma UÇK-në e veteranët të qetë, shumica kane vdekë e sytë s’i keni kthye nga ta. Kanë mbledhur kanaçe rrugës, kanë lyp para për barna, iu është këputur rryma për pagesë të gjitha këto në emisione televizive kanë qenë.. Fëmijët e dëshmorëve janë rritur me therrime e kryet se keni kthy nga ta se keni qenë në petkun e pushtetit.. s’ju ka interesuar. Keni qenë të fortë boll e tash çka ma?! Çka tash për një grusht vota doni me i qit në shesh, a doni me përça hale ma shumë këtë popull a i rrokim armët mes vete na për juve – a qysh po doni?! Mos shitni moral se sa i doni e sa boni për ta u pa! Kaq të etur kishit qenë e kaq të pafytyrë kishit qenë. Boll i përdoret ma boll!!”, ka shkruar Maloku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdin Abazi Që Kurti dhunën e ka metodë politike, kjo…