Protestojnë veteranët, rrethoja hekuri e Njësia Speciale te Qeveria

15 korrik 2023 | 18:25

Veteranët e UÇK-së janë duke protestuar sot pasi janë lënë jashtë Ligjit për pagën minimale dhe pas audio-incizimeve ku Mimoza Kusari-Lila flet me Sllavko Simiqin për veteranët, raporton Ekonomia Online.

Hyrja brenda oborrit të Qeverisë është bllokuar me rrethoja hekuri, derisa përveç policisë së rregullt, brenda oborrit gjenden edhe pjesëtar të Njësisë Speciale.

Gjatë ditës kryeministri, Albin Kurti u shpreh i bindur se në luftën çlirimtare kanë qenë pjesëmarrës më shumë se 60 mijë persona.

Mirëpo ai thotë se ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, ngase sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, andaj ai pohon se është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emra adekuat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës ‘Zëri i Prindërve’, Bajram Çerkinaj, ka mbajtur…