Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së

15 korrik 2023 | 18:41

Ka përfunduar protesta e veteranëve të UÇK-së, e cila u mbajt në sheshin “Skenderbeu”.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot kanë protestuar në Prishtinë lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe kundër miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Avni Ajeti, tha se të drejtat e veteranëve po mohohen nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbeu” tha se për qeverinë tonë po pyeten ende kriminelët serbë.

“Jemi këtu që nëpërmjet fjalës së lirë t’i japim përgjigje këtij trajtimi të padinjitetshëm”, tha Ajeti.

Ai theksoi se ministri i Financave Hekuran Murati, i pati quajtur veteranët “mercenarë

Gjatë protestës ishte krijuar një kordon i madh me pjesëtarë të policisë së Kosovës, po ashtu përveç pjesëtarëve janë vendosur edhe rrethoja prej hekuri në afërsi të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, tha të premten se ata nuk janë organizator, por e mbështesin protestën.

Ai ka bërë të ditur se veteranët e UÇK-së po ashtu kanë vendosur që ta pengojnë funksionimin e punës në Kuvendit të Kosovës, sa herë që mbahen seancat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…