Kjo është veç protesta e parë!

15 korrik 2023 | 20:25

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar për protestën e sotme në Prishtinë.

Ai ka theksuar se kjo është veç protesta e parë.

“Shtrëngova dorën e shumë veteranëve që kishin bërë rrugë të gjatë për këtë protestë. Ata kanë halle dhe janë me të drejtë të indinjuar. Nuk ua ka borxh kjo qeveri fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare.

“Dje ishin mësimdhënësit, sot janë veteranët, nesër mund të jeni secili nga ju targeti i rradhës i pushtetit. Andaj të bashkohemi për ta penguar këtë qeveri të rrezikshme”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar sr është e…