Limaj: Gjithçka që është ndërtuar për 20 vite, po shkatërrohet për dy vjet

15 korrik 2023 | 20:53

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se gjithçka që është ndërtuar për 20 vite, po shkatërrohet për dy vjet.

“Përmes protestës së sotme shprehëm shqetësimin për gjendjën e vendit të udhëhequr nga ky grup njerëzish, sidomos me veprimet e fundit! Tashmë është e qartë se këtij pushteti i pengojnë jo vetëm veteranët, por çdokush që mendon ndryshe tentohet të shkatërrohet nga ky pushtet që po shkatërron shtetin dhe lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka shtuar se qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar, prandaj do të gjejnë forma alternative për të shprehur pakënaqësitë, për t’ju thënë këtyre se këto gjëra nuk kalojnë, ato përgjime nuk kalojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar për protestën e…