Rama pret të hënën në Tiranë liderët e rajonit, Kurti s’ka konfirmuar ende pjesëmarrjen

15 korrik 2023 | 22:37

Kreu i qeverisë me sa duket i ka nisur herët përgatitjet të Samitit për Procesin e Berlinit, i cili do të mbahte në Tiranë më 16 tetor.

Ditën e hënë (17 korrik) Rama do të presë në Tiranë lider të Rajonit si dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë Oliver Varhelyin.

Sipas report tv, në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç. Të njëjtat burime thonë se ende nuk është konfirmuar nëse do të vijë në takimin informal kryeministri Albin Kurti.

Ky takim ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez Emanuel Macron.

Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën me dhjetra fluturime u anuluan në të gjithë…