U raportua se po hetohet, reagon Hysen Durmishi

16 korrik 2023 | 11:04

“Betimi për Drejtësi”, raportoi mbrëmë se Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas“Betmi për Drejtësi”, zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi është duke u hetuar në lidhje me tenderin e tiketave.

Për këtë lajm, ka reaguar vetë Durmishi duke thënë se organet e rendit “le të hetojnë çfarë të duan” dhe pohon se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore.

“Le të hetojnë çfarë të duan jo vetëm për këtë rast por për çdo gjë që nga dita e parë kur kam filluar punën”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Mbrëmë është publikuar një lajm që po hetohem për rastin e tiketave ngjitëse
Le të hetojnë çfarë të duan jo vetëm për këtë rast por për çdo gjë që nga dita e parë kur kam filluar punën.
Ka kaluar një vit e katër muaj prej kur kemi filluar me aplikimin e tiketave ngjitëse me zero kosto për qytetarët. Si rezultat i saj dhe masave tjera sot automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%. Ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt. Tashmë i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe jemi në rrugë të mbarë që të bëhemi pjesë e kartonit të gjelbërt.
Të tjerat janë të parëndësishme për mua sepse nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore dhe rezultatet janë të matshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyfishimi i mbështetjes për Ukrainën është mënyra më e mirë…