Vazhdojnë sukseset e Kosovës në sport në skenën ndërkombëtare
16 korrik 2023
| 11:09
Atleti Muhamet Ramadani na bëri edhe një herë krenarë duke siguruar dje një medalje të bronztë në Kampionatin Evropian U-23 në Espoo të Finlandës, në disiplinën e hedhjes së gjyles.
Me një gjuajtje të jashtëzakonshme prej 19.20, ai siguroi vendin e tij në podium mes 15 garuesve tjerë.
Suksesi i Ramadanit jo vetëm që shënon sukses për karrierën e tij, por gjithashtu përfaqëson potencialin dhe talentin e sportistëve tanë që po vazhdojnë të lënë gjurmë në skenën sportive ndërkombëtare.