Espanyoli nxjerr në shitje Baren

16 korrik 2023 | 15:30

Rënia në ligën e dytë spanjolle ishte një dramë sportive për Espayolin. Sezoni zhgënjyes i shkaktoi probleme të mëdha edhe arkave të klubit.

Skuadra nga Barcelona tashmë është në krizë të vërtetë financiare dhe kjo e ka detyruar të shesë disa prej yjeve të ekipit. Në merkato ka përfunduar edhe mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, që vetëm pak javë më parë cilësohej i paprekshëm, pasi ishte pjesë thelbësore e projektit.

25-vjeçari kuqezi ka kontratë deri në vitin 2025 dhe te Espanyol duan ta shesin, që mos ta humbasin me parametër zero në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në disa vende të Kosovës ka nisur fushata e korrje-shirjeve…