Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen dy persona

17 korrik 2023 | 07:49

Policia e Kosovës mbrëmë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë.

“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë , me ç’ rast viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.

V.S., 27 vjeç dhe A.Z., 22 vjeç, janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy të dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Prishtinë, 16 korrik 2023 – Zyrtarët policor nga stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë , me ç’ rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.

Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;

▪︎ V. S, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

▪︎ A. Z, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndaj të të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Tiranë do të mbahet një takim joformal i…