Pacolli me kritika për Kurtin pasi refuzoi ftesën e Ramës

17 korrik 2023 | 17:28

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë, e ‘gëzon shumë Serbinë’.

“Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marrë parasysh faji i kujt është, që tani kryesohet nga Shqipëria është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosovës. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës. Mospjesëmarrja e Kosovës e gëzon shumë Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së qeverisë dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…