Përfaqësuesit e OVL-UÇK i kërkojnë takim Vjosa Osmanit

17 korrik 2023 | 20:24

Faton Klinaku nga OVL e UÇK, ka thënë se i kanë bërë kërkesë për takim presidentes, Vjosa Osmani.

Kjo për shkak se veteranët nuk janë përfshirë në Pagën Minimale.

Veteranët të shtunën kanë protestuar kundër Qeverisë për këtë çështje.

”Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së“, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në…