Ballkani niset për Bullgari, nesër përballet me Ludogoretsin
18 korrik 2023
| 08:52
Skuadra e Ballkanit ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Bullgarisë. Nesër do të ballafaqohet me skuadrën e Ludogoretsit, në ndeshjen kthyese të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në Prishtinë kampioni i Kosovës e fitoi me rezultat 2-0, me golat e Meriton Korenicës dhe Qendrim Zybës, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër të kësaj gare.
Skuadrën e Ilir Dajës e pret një tjetër test i vështirë nesër në stadiumin “Huvepharma Arena” me fillim nga ora 20:00.