Dita e parë e Kurban Bajramit, të martën

17 gusht 2018 | 11:33

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të festohet të martën, më 21 gusht.

“Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe nis në orën 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga hfz. Xhelal ef. Kaloshi, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Bahri ef. Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:25 të cilit do t’i prij hfz.Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa hytben, mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava”, ka njoftuar BIK-u.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 21 gusht 2018, Kryesia e BIK-ut si tradicionalisht do të organizojë pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Gjilanit është inauguruar objekti i ri i…