![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/p0325540011601-126287-e1592225548938-scaled.jpg)
BE: Lajçaku takon nesër në Bruksel kryenegociatorët e dialogut Kosovë-Serbi
18 korrik 2023
| 12:42
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar që nesër në Bruksel, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’i takojë në Bruksel, kryenegociatorët e dialogut Kosovë-Serbi.
“Kosova dhe Serbia: Nesër Përfaqësuesi Special Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kontekstin e dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel”, ka shkruar Stano në Twitter.
“Fokus do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës”.