Ish-trajneri i Arsenalit: Ka ardhur ta fitojmë Premier Ligën

18 korrik 2023 | 13:20

Arsenali është forcuar shumë kohëve të fundit, teksa në sezonin që kaloi luftoi deri në fund për titullin kampion.

Për “Gunners” ka folur ish-trajneri i londinezëve, Arsene Wenger, i cili është shprehur se ka ardhur koha që ekipi të fitojë titullin.

“Arsenali ka bërë investime të mira në përgjithësi. Afrimet janë lojtarë të pjekur, edhe pse ende të rinj. Janë 23-24 vjeç, dhe e kanë të ardhmen përpara. Skuadra do të ketë më shumë presion krahasuar me sezonin e kaluar, por dinë ta menaxhojnë nëse kanë mësuar nga gabimet e edicionit të fundit. Gjithsesi, ne do të fitojmë Premier Ligë”, ka thënë Wenger.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tamila Tasheva, përfaqësuesja e Ukrainës për Krimenë, tha se Ukraina…