Istogu me kundërshtar nga Portugalia

18 korrik 2023 | 13:58

Kampioni i Kosovës në hendboll (femrat), Istogu, ka mësuar të martën kundërshtarin e parë në edicionin 2023/2024 të Kupës Evropiane.

KHF Istogu do të përballet me skuadrën nga Portugalia SIR 1 Maio/CBJ. Kjo skuadër është nga Leiria e Portugalisë, ndërsa ka përvojë të gjatë në gara evropiane.

Ndeshja e parë luhet në Portugali, ndërsa e kthimit në Istog. Të gjitha 64 skuadrat pjesëmarrëse startojnë prej raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Në Portugali, Istogu luan më 23 apo 24 shtator. Ndërsa Istogu luan si vendas më 30 shtator apo 1 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar…