Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë

18 korrik 2023 | 17:38

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman.

Në takim, presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Bowman për angazhimin e tij në thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale në mes të Kosovës dhe Kandasë, si dhe për mbështetjen e vazhduar përmes projekteve të ndryshme, në veçanti, mbështetjen për fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani ka vlerësuar lartë partneritetin dhe bashkëpunimin në rritje me Kanadanë, duke vënë theksin në vlerat e përbashkëta demokratike, për të cilat të dy shtetet janë të përkushtuara që t’i promovojnë anekënd botës.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Bowman biseduan edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, me ç’rast Osmani potencoi vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Republikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Shqipëri kanë bërë të ditur se janë sekuestruar…