Molliqaj: Xhelal Sveçlën e kanë tallur krejt në LVV, dy-tri herë jam hidhëru me Albinin për të

18 korrik 2023 | 18:47

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është trajtuar gjithmonë “si palaço” në Lëvizjen Vetëvendosje.

Molliqaj tha në Frontal në T7 se në LVV Sveçlën “krejt e kanë tallë”.

“Xhelali ka qenë figura që krejt e kanë tallë. Ka qenë obejkti tallës në mbledhje e të gjitha”, tha ai.

Molliqaj tha se “dy-tri herë jam hidhëru me Albinin kur iu përzijke në punë private”.

“Edhe atëherë s’jam pajtu që e kanë tallë kaq shumë”, tha kryetari i PSD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin…