ALI AHMETI, DREJTUES I LARTË I LPK, THEMELUES I UÇK, UÇPMB, UÇK-KOMBËTARE DHE KRYETAR I BDI, NË SONDAZHIN E ORGANIZATËS AMERIKANE IRI, ZGJIDHET I PARI NË MAQEDONINË E VERIUT

18 korrik 2023 | 21:32

Ismet Sylejmani

Sondazhet janë mekanizma përmes të cilëve bota moderne, bën matjen dhe peshimin e përafërt të saktësisë maksimale të mundshme, të asaj që dëshiron ta dijë se a i ka vlerat për të cilat shkruhet dhe flitet në opinionin publik dhe atë intern!

Një nga mekanizmat më të besuar në rang botëror të hetimeve apo sondazheve të tilla, që bëhet me mënyra e rrugë të ndryshme e të tërthorta, është edhe i mirënjohuri IRI i SHBA-së!

Në llupën e këtij gjigandi botëror të sondazheve, në Maqedoninë e Veriut, ishin personalitetet më të larta në atë vend, ku populli shqiptar nën udhëhejen heroike e historike të Titanit legjendar shqiptar Ali Ahmeti, është bërë përfundimisht zot i fateve të veta!

Në garën më të fortë të zhvilluar ndonjëherë, të të gjitha figurave kombëtare, shtëterore e politike ne Maqedoninë e Veriut, ka dalur në ballë të kolonës, Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar Ali Ahmeti, i cili pas vetës ka lënë, Presidentin aktual Pendarovski por edhe Kryeministrin aktual Kovaçevski, sikur edhe ish- kryeministrat Gruevski e Zaev dhe politikan të tjerë opozitare maqedon e shqiptar!

Ali Ahmeti, drejtuesi i lartë i LPK-së, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së, UÇPMB, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së dhe Kryetari i BDI-së, në sondazhin e organizatës Amerikane IRI, zgjidhet i pari në Maqedoninë e Veriut!

Ky sondazh do të mbetët historik, sepse përfundimisht konfirmon faktin e madh, realitetin e ndryshimit epokal, ku për herë të parë shqiptari del i pari dhe jo i zgjedhur e i konfirmuar nga kushdo, por nga IRI prestigjioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Biri i madh i Atdheut, Ilegali i famshëm, Kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Kryetari historik i Partisë heroinë Bashkimi Demokratik për Integrim, përfaqësuesi më në zë i euroatlantizmit shqiptar Ali Ahmeti, po bënë histori të lavdishme, e cila pa as më të voglin dyshim, do ta rëndisë përkrah të mëdhenjëve të kombit, në rreshtin e shenjtë aty ku prinë Kryeheroi Skënderbeu e pasohet pafund nga dhjetra të tjerë që përfaqësojnë palcën e Panteonit të kokave gjeniale të truallit të lashtë të Arbërit!

Prishtinë, 18 Korrik 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka pritur në takimit…