Hajdari thotë se nuk është në dijeni se po hetohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore

19 korrik 2023 | 10:45

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk është ftuar nga Prokuroria e Shtetit lidhur me rezervat shtetërore.

Ajo shtoi se nuk është në dijeni nëse është nën hetime apo jo, raporton Ekonomia Online.

“Unë nuk jam ftuar asnjëherë nga askush për asgjë. Nuk e di që jam nën hetime”, tha Hajdari.

Mediet raportuan se Hajdari po hetohet nga Task-Forca, nën dyshimin se keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të keqpërdorimit të rezervave shtetërore, përkatësisht në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit, për të cilat është dëmtuar buxheti i shtetit.

Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit,…