Kjo është shuma që fiton Ballkani në rast se kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

19 korrik 2023 | 14:24

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta synojë sot të sigurojë biletën drejt raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Pasi që ndeshjen e parë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” e fitoi me rezultat solid 2:0, Ballkani sot luan ndeshjen e kthimit me Ludogorets, me synimin e vetëm të kualifikimit tutje në këtë garë.

Në rast kualifikimi në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, klubi nga Suhareka do të mbushë arkat e saj.

Vetëm me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, Ballkani ka arkëtuar 280 mijë euro.

Nëse kalon në turin e dytë, “Xhebrailat” do të marrin 380 mijë euro shtesë, që do të thotë se shuma totale e fitimeve do të arrijë vlerën e 660 mijë eurove. Ndeshja e kthimit për raundin e parë kualifikues ndaj bullgarëve të Ludogorets do të luhet sot me fillim nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe…