Elmi Reçica, Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa kanë identitet kombëtar dhe politik, po ti Dejona Mihali, ku e ke?!

19 korrik 2023 | 15:19

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Protestë e kushtëzuar, jo e dëshiruar: Pasi kopja e zbehtë e Mata Harit, spiune shembullore me peshë globale, Mimoza Kulari si spiune në politikë e lexuar që nga ditët e para u kap në flagrancë duke biseduar me Sllavkon dhe Radojçiqin, reagimi ishte i fuqishëm. Kërkohej përgjegjësi për faktin se ajo bisedoi me dyshen e Lista Srpska në qershor të vitit 2022 në kohën kur Milan Radojçiq kishte hyrë në listën e Zezë të ShBA-së në vjeshtë të vitit 2021 që nënkupton se Mimoza Kulari e kishte këtë informatë sikur që e kishte edhe shefi i saj, Albin Kurti. Në vend se të shkarkohej me urgjencë, filluan ta arsyetojnë të gjithë ata të partisë hiç këtu nja dy zëra të mekur që nuk dëgjoheshin as një metër larg. Spiunja amatore politike, si mbrojtje e kishte Albin Kurtin duke deklaruar fillimisht se kryeministri nuk ishte në dijeni për këtë bisedë kurse kjo i kishte treguar vetëm para katër muajve dhe, pas disa pyetjeve të KM dhe sqarimit të saj, gjërat flenë si më së miri; të gjithë po rrejnë por partia dhe deputetët të besojnë! Mimoza Kularin e arsyetuan disa “analistë” oborrtarë mercenarë dhe disa mbetje të Serbisë dhe Jugosllavisë, analistë jugonostalgjikë, pa identitet njerëzorë dhe moral por me identitet të qartë antikombëtarë dhe anti UÇK-së. Zjarrin e ndezi në Kuvendin e Kosovës një rrugaç dhe frikacak kronik, pa asnjë të kaluar por i veshur me pushtet dhe i ruajtur nga Policia edhe kur të pëshurrë që e hodhi gurin – shishen me ujë dhe e fshehi dorën duke u strehuar prapa prapanicëe së togerit norvegjez i kontrabanduar si ministër i Mbrojtjes në Kosovë dhe pas disa fundeve të deputeteve. Në Ligjin për pagën minimale nuk u përfshinë veteranët e luftës së UÇK-së prandaj u mbajtën brenda ciklit kohor prej 24 orëve protesta kundër aferës “Zdravo” dhe mospërfshirjes së veteranëve në këtë luftë. Qeveria kishte marrë përgjegjësi se lista e veteranëve do të kalonte nëpër filtrat e verifikimit mirëpo për thuaja dy vite e gjysmë nuk bëri asgjë në ndërkohë që po i sanksionon veteranët, edhe ata të vërtetët në ndërkohë që veteranët mashtrues nuk kanë çka të humbin.

Paramilitari i mercenarëve anti-UÇK, ministri i financave luajti rol shumë ndikues në këtë përjashtim, si urrejtës i luftës, ish të burgosurve politikë duke sajuar një rrenë, në gjerdanin e rrenave zinxhirore, për ta arsyetuar këtë poshtërsi. Filloi një sulm kundër gazetarëve kinse ata e kanë zbuluar aferën “Zdravo” dhe se po i organizojnë këto protesta që qenkan kundër qeverisë dhe KM Kurti, aktualisht duke u rreshkur në ishullin e Kretës, duke i treguar përralla ish kryeministrit Papandreu  për të kaluarën e tij si aktivist dhe opozitar. Këto që ia tregoi ish kryeministrit grek paraqesin interes të madh për politikën e jashtme të Kosovës. Ndryshe, Kurti shkonë në pushime pune në vendin mik të Kosovës dhe shtetit të parë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Greqinë pra. Një ministër tjetër me role të shumta që ia kalon edhe Dr. Xhekillit dhe të cilit po i rri mbi kokë shpata që të shpallet persona non grata prandaj e ka paqësuar fjalorin duke e larguar cilësimin kriminelë dhe terroristë për “ushtarët” e Radojçiqit, deklaroi se këta që po demonstrojnë dhe organizatorët po e bëjnë luftën hibride të Serbisë në Kosovë. Jam i sigurt që as që e di se çfarë është lufta hibride, e ka ngatërruar me miellin hibrid apo përzierje e kokainës, sheqerit me kristal sikur edhe për llojin e specave hibrid të somborkave. Të deklarosh se këta që e bënë luftën e lavdishme çlirimtare, pjesë e së cilës ishte edhe vet (po thonë 10 ditë të plota), mjaftueshëm të fitoni statusin e veteranit, është non sense sepse, për inate politike dhe në përpjekje ta mohoni luftën e të tjerëve po e mohoni edhe luftën tuaj, qoftë kjo edhe vetëm 10-ditore. Fati i luftës nuk përcaktohet me afate kohore, mund të luftoni dhjetra vite dhe të mos fitoni ate që e synoni sikur kurdët p.sh. mirëpo, nëse bëni luftë të mençur, 10 ditë janë tepër shumë për arritjen e qëllimeve, mund ta bëni edhe për një ditë të vetme. Nejse, u kërkua dorëheqja edhe e këtij ministri mirëpo Albin Kurti, në mandatin e dytë qeverisës nuk e largon askënd nga pozita, pavarësisht përgjegjësisë që e ka. Aq më parë që Mimoza Kulari mund të ketë shumë çka të thotë nëse mbetet pa post e mos të flasim për këta dy dhe ministra tjerë që, me të dhënat që i kanë gëzojnë imunitet nga çdo ndjekje politike që eventualisht do ta pësonin. Shohim e bëjmë. Pas protestës ku, do të ishte jonormale të mos merrnin pjesë ish ushtarët e UÇK-së, ish të burgosurit politikë dhe të përndjekur nga baballarët dhe majkat e pjellës së sotme politike që, në emër të VV-së (asnjëherë nuk kanë qenë e as që janë VV) kanë metastazuar në të gjitha institucionet; qeveri, presidencë, Kuvend, Universitet, borde, ndërmarrje publike, diplomaci dhe në mendermethënë Akademi, sigurimsja e VV-së, Dejona Mihali, me një postim jonormal përqeshi protestën duke theksuar tre emra; Elmi Reçica, Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu, si emra të përveçëm dhe duke rekomanduar që të protestojnë sa më shpesh në mënyrë, siç thotë kjo Beria e VV-së: “t’i njohë populli ..”. Në mungesë elementare të etikës njerëzore kjo kosovare e natyralizuar nga komandantja supreme e forcave të armatosura të Ukrainës dhe në mënyrë fakultative presidente e Kosovës,  përqesh me vuajtjet, burgjet, luftën, plagët, mungesën e gjymtyrve të atyre që nga zori, në temperatura mbi 36 gradë u detyruan të protestojnë, me moshë të shtyer dhe me shëndet të rrënuar. Përmes këtyre tre emrave të përveçëm po e sulmon luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të gjithë ata që, në një mënyrë apo tjetër kontribuan për këtë liri nga kjo endacake vetëm sa po përfiton, materialisht në radhë të parë pa e derdhur asnjë pikë djersë, si në Shqipëri, ashtu në Kosovë. Në Kosovë ka kontribuar në shtimin e dhunës dhe humbjen e jetës së aktivistëve duke i helmuar me ide të cilat janë braktisur si nga ajo ashtu edhe nga Grupi Anarkist i Tiranës. Kjo krijesë, vetëm anatomikisht në formë njerëzore, nuk e pati as ndjenjën më të vogël të keqardhjes as për Bajram Qerkinin, 82-vjeçar, i lodhur por asnjëherë i dorëzuar para kërkesës për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në mesin e të cilëve është edhe djali i Bajram Qerkinit. Ky është fundi i një pusi ku morali nuk e ka as kuptimin e përshkruar në fjalorin e gjuhës shqipe.

Ibe Palikuqi (Palikuka), Shkurte Pal Vata, Dejona Mihali dhe Grupi Anarkist i Tiranës: Grupi i Anarkistëve të Tiranës që e kanë pushtuar VV-në janë: Hysamedin Feraj, një kosovar që jeton dhe punon në Tiranë, Elvis Hoxha një kimist i filozofuar që jeton në Tiranë, Dejona Mihali një agjitprope nga Tirana  dhe Bojken Abazi nga Tirana, i dështuar në Mjaft dhe i rilindur në VV. Këta nuk kanë lënë asnjë shenjë në Shqipëri ndërsa në Kosovë vetëm dëme kanë bërë duke manipuluar me analfabetët funksionalë të VV-së. Ndonëse ishin në moshë që mund të kontribuonin për luftën në Kosovë, hiç këtu Bojkenin që ishte 16 vjeç,  Hyska ishte 36 vjeç, Elvisi 26 vjeç ndërsa Dejona 18 vjeçe nuk bënë gjë prej gjëje kurse sot shesin moral duke i sharë dhe stigmatizuar ata që e dhanë çdo gjë që kishin, vet dhe familjarisht për këtë liri ashtu si e kemi ku, pa asnjë meritë gëzojnë të mira materiale pikërisht këta keqbërës ideologjikë. Ibe Palikuqi nga Dibra ishte vetëm 17 vjeçe kur ra në luftë për çlirimin e Kërçovës kurse Shkurte Pal Vata nga fsh. Pecaj i Dukagjinit ishte vetëm 14 vjeçe kur humbi jetën tragjikisht në trasenë për ndërtim të hekurudhës Rrogozhinë – Fier. Pas vdekjes së saj, u pranua si anëtare e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe regjimi i atëhershëm tmerrësisht manipuloi me vdekjen e saj sikur që ky Grupi Anarkist nga Tirana kanë manipuluar dhe po manipulojnë me vdekjet – vrasjet tragjike të aktivistëve të VV-së. Dejona Mihali për mua është e njohur që nga fillimi i protestave të VV-së kur si komisare politike dhe urith mbledhte informata të cilat pastaj i përdorte për diferencim të jomendimtarëve apo avancim të bythëlëpirësve të cilëve, që nga fillimi ua shkruante, kontrollonte apo redaktonte postimet. Na patën çarë pr…nicën me: “Jo negociata, Vetëvendosje”, “Bashkim kombëtar”, “Flamurin kombëtar dhe kundër flamurit të Kosova petrollit”, për shkatërruesit e shtetit në periudhën 20-vjeçare në kohën kur po këta e shpallën pavarësinë e Kosovës, ndërtuan infrastrukturë rrugore më të mirën në rajon, siguruan mbi 100 njohje ndërkombëtare, e shtrinë pjesërisht ndikimin institucional në veri të Kosovës, rregulluan me ligj statusin e të gjithë atyre që në një mënyrë apo tjetër kontribuan për lirinë e Kosovës, e krijuan një siguri sociale për shtresat e cenuara etj. Të gjitha këto u arritën në kohën kur Kosova nuk ishte shtet i pavarur (deri në vitin 2008) sikur edhe në kohën kur kjo pavarësi ishte e mbikëqyrur gjë që qeveria aktuale nuk i ka këto situata. Qeveria aktuale e ka trashëguar një kornizë të konsoliduar të quajtur shtet dhe vetëm duhet ta mbushë me përmbajtje. Me një fjalë, e ka shumë më lehtë se që e kishin ata para tyre. Çdo periudhë e proceseve historike i kërkon njërëzit që i duhen; Rugova kishte kuptim deri në vitin 1996 kur pas Konferencës në Dejton, Kosova si e përjashtuar nga kjo konferencë hyri, jo me dëshirën e saj në një rrugë ku lufta mbeti si e vetmja mundësi për arritjen e lirisë. Erdhi koha e Hashim Thaçit dhe e Ushtrisë Çlirimtare së Kosovës që u fuqizua me luftën dhe sakrificën e jashtëzakonshme të Adem Jasharit, familjes Jashari dhe të gjithë luftëtarëve të UÇK-së. Në periudhën e shtetndërtimit gjithashtu Hashim Thaçi ishte faktori përcaktues bashkë me ata që e bënë luftën. Pas një periudhe 20 vjeçare kërkohej ndryshim dhe forcë e re politike për t’i çuar para proceset politike dhe shtetërore. Ishte koha e Albin Kurtit që fitoi mbi 50% të votave apo konsensusin e nevojshëm për vendimmarrje, pa pasur nevojë për partitë tjera apo, siç i cilësuan në VV, “shkatërrues të shtetit”. Albin Kurti është ende në pushtet. Unë, në kohët më të vështira për VV-në dhe Albin Kurtin i kam përkrahur me të gjitha mjetet dhe pa asnjë rezervë sepse i kam besuar Albinit. Tash, nuk e kam besimin e mëparshëm por e përkrahi çdo punë të mirë që do ta bëjnë mirëpo, së paku deri më tani janë e kundërta e të bërit punë të mira. E kanë instaluar mosbesimin ekstrem, injorancën, dëgjueshmërinë dhe përzgjedhjen krejtësisht në baza të mbrapshta të kuadrove me të gjitha mjetet e lejuara dhe të palejuara po i sulmojnë të gjithë ata që kanë kontribuar për liri dhe fuqizim të VV-së ndërsa ndaj çlirimtarëve që po mbahen peng në Burgun Racist në Hagë kanë qëndrim denoncues, racist dhe sadist. Sidomos Grupi Anarkist i Tiranës. Sidomos Babushka ideologjike e VV-së, Dejona Mihali që kërkon që populli t’i njeh Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun dhe Hajdar Beqën të cilët kur Grupi Anarkist i Tiranës shijonte jetë të rehatshme në Tiranë; Elmi Reçica mbajti 10 vjet burg politik, që nga ditët e para u bashkua me radhët e UÇK-së, deri në fund të luftës ku edhe u plagos ndërsa Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa gjithashtu ishin ushtarë të UÇK-së që nga ditët e para dhe që të dy u plagosën gjatë luftës në kohën kur Dejonës dhe të tjerëve nuk iu kishte hyrë as edhe një therrë e vetme në këmbë apo në ndonjë pjesë tjetër të trupit. E tash, merreni me mend kur këta tre dezertorë dhe mosdashës ta ndihmojnë luftën çlirimtare i gjykojnë ata që ishin të gatshëm të vdesin për liri të shqiptarëve dhe çlirim të Kosovës. Ky është fundi i mjerimit, njerëzor, moral dhe kombëtar nëse këtu kombëtarja zë vend! I përmenda këta tre emra sepse kështu mendoj për të gjithë ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ishin të burgosur politikë apo kontribuan për liri, çlirim dhe pavarësi. Kështu mendoj edhe për Gani Krasniqin dhe Sali Zybën që luftuan pa hile dhe pa interes. Këtu ishin edhe Xhelal Sveçla, Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi. Dikush po i quan edh dezertorë. Nuk e di që në radhët e VV-së sot ka luftëtarë tjerë të UÇK-së, ishte Aida Dërguti por që e diferencuan. Por e di se në radhët e VV-së sot ka dëshmitarë të mbrojtur të Gjykatës Speciale, të tillë që kanë ikur nga lufta dhe, me të rënë në duart e policisë serbe kanë dhënë të gjitha informatat e mundshme për lokacionet dhe bashkëluftëtarët e tyre që sot përdoren edhe në Gjykatën Speciale. Këtu përfundon morali dhe e drejta për të akuzuar të tjerët në kohën kur asgjë nuk keni bërë për luftën, popullin dhe shtetin. Përveç se keni bërë keq dhe vazhdoni të bëni keq duke përqarë qytetarët. Grupi Anarkist i Tiranës duhet të rri aty ku e kenë vendin duke shfrytëzuar në mënyrë krejtësisht të pamoralshme të mirat materiale nga Kosova që me asgjë nuk i meritojnë.  Kohë më parë, nga një person i lozhës bashkëpunuese me Serbinë dhe kundër shqiptarëve pati deklarata se Adem Demaçi nuk ishte asnjë ditë të vetme në burg dhe se ishte spiun i UDB-së. Nuk pati asnjë reagim institucional, as nga Kurti e as nga Konjufca që po i palon blloqet në xhirollogari kurse Vojsa Osmani, sigurisht se do ta nënshkruante atë deklaratë. Nëse për Bacën Adem Demaçi thuhen aso poshtërsi, nuk ka reagime institucionale, pse atëherë të çuditemi që një hiçmosgjë si Babushka ideologjike e VV-së të deklarojë siç po deklaron për luftëtarët e UÇK-së dhe kontribuesit tjerë për liri dhe pavarësi. Kosova po përballet me probleme ekzistenciale shtetërore dhe me varfërim galopant. Incidenti në Kuvend të Kosovës, me rrugaçin Bislimi në krye, e relativizoi aferën “Zdravo”.

Të shohim nëse ky farë Bislimi do ta gjuajë bashkërrugaçin Lajçak me shishe apo do t’i lëshojë brekët para tij siç i ka lëshuar para çdo takimi. Le të vazhdojnë depërshkallëzimin e eskalimit të pordhëzuar me qëllim të vetëm që të mbesin në pushtet. Fillimisht me minus 25% policë në veri e që pas zgjedhjeve do të jetë minus 90%, le të mbajnë zgjedhjet lokale në këto komuna ku Oso Kukën e Leposaviqit do ta nxjerrin në rrugë, le ta formojnë Zajebnicën, të lidhin marrëveshjen me Kishën ortodokse të Serbisë dhe pastaj i thërret Blinkeni. Shpejtë do të bindeni. Nuk është çështja nëse do të përmbushen këto kushte por si të ambalazhohen si domosdoshmërisht të këqija por më të mira se ato të

“shkatërruesve të shtetit”. Kosova është para problemeve të mëdha që lehtësisht do të shkaktojë ngatërresa të mëdha midis vet shqiptarëve. Hajt tash Babushka e VV-së, mbushi armët me pordhë për ta luftuar Zajebnicën, për ta bërë bashkimin kombëtar, ngreje lart flamurin e Kosovapetrollit dhe shkele flamurin e Ismail Qemalit për ta shtrirë sovranitetin në Madagaskar dhe për ta ruajtur integritetin territorial të Muçibabës! Sa të ketë budallenj, do të jetosh për shtat palë qejfe. Një përshëndetje që e donë dhe e admiron ti dhe bashkëmendimtarët tuaj e që do t’ju përcjellë deri në ferr: ZDRAVO!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benjamin Mendy do të rikthehet në fushën e blertë pasi…