Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat kërkon që mos të dekretohet Ligji për Pagën Minimale

19 korrik 2023 | 15:41

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale.

Në një njoftim për medie, janë dhënë arsyetimet se përse nuk duhet të dekretohet ky ligj.

Në letrën dërguar presidentes, Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka renditur katër pika.

“1. Nuk është përfill propozimi i KES, gjegjësisht Neni 9 alineja 19. 2. Nuk është përfill vendimi i komisionit të grupit parlamentar për buxhet dhe financa, i cili i ka propozuar Parlamentit të Kosovës që paga minimale për vitin 2023 të jetë 450 euro, kurse për vitin 2024 të jetë 500 euro. 3. Paga minimale është kosto e 4 anëtarëve të të punësuarit, e kjo pagë shpesh nuk e mbulon as vet punëtorin. 4. Është paga më e ultë në rajon”, është bërë me dije në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

Deri më tani, projektligji ka kaluar disa faza të rëndësishme.

Ai është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 14 qershor 2022.

Ndërsa, më 13 korrik 2023, ai është miratuar edhe në lexim të dytë në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang ka pranuar të transferohet në Francë…