Guri Hana i bashkohet KF Shkëndija

19 korrik 2023 | 15:44

KF Shkëndija ka njoftuar se është përforcuar me futbollistin Guri Hana. Ky i fundit ka përvojë mjaftë të madhe, pasi në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Trepçës ’89 në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kemi kënaqësinë të prezantojmë futbollistin e ri që i bashkohet klubit tonë, qendër mbrojtësin Guri Hana. Guri vjen nga KF Trepça ’89 FC me të cilën u paraqit në Albi Mall Superligë në edicionin që lamë pas”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës.

Guri Hana në të kaluarën ka qenë pjesë e 2 Korrikut, Ramiz Sadikut dhe Besës në Superligë. “Me Gurin e shokët e tij, mbrojtja bëhet guri”, ka shkruar KF Shkëndija në faqen zyrtare në “Facebook”.

Ndërsa futbollisti Hana është shprehur i kënaqur që iu bashkua kësaj skuadre: “Jam shumë i lumtur që iu bashkova projektit të KF Shkëndija. E njoh shumicën e grupit e stafit, andaj besoj se shpejtë do të adaptohem e do ti arrijmë objektivat e klubit”.

 

/Epoka e re/   

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi…