Krasniqi viziton Sheh Besimin në Rahovec, i shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës

19 korrik 2023 | 15:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me deputetë dhe anëtarë të kryesisë të PDK-së, kanë vizituar sot Sheh Besimin në Rahovec për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së tij.

“Ajo ishte anëtare e familjes së Heroit të Kosovës, Sheh Myhedinit, patriotit e veprimtarit të shquar të kësaj ane, i cili duke mbrojtur qytetarët e pafajshëm që kishin gjetur strehim në konakun e tij, u ekzekutua nga forcat serbe 25 vjet më parë. Ngushëllime të përzemërta!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Nitaj, modelja e njohur shqiptare, vazhdimisht është e komentuar…