Kusari ka bërë vepër penale që ka biseduar me një terrorist si Radojiçiqi

20 korrik 2023 | 08:11

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se audio-incizimi i publikuar i shefes së grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, me Sllavko Simiqin e Listës Serbe dhe kriminelin serb, Milan Radojiçiq, është pjesë e rrugës së vjetër.

“Ky audio-incizim është vepër penale, pasi shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje ka biseduar me një terrorist. Komunikimi me një terrorist të kërkuar është vepër penale”, tha Abdixhiku.

“Nëse ndonjë bashkëpunëtor imi do të bisedonte me një terrorist do ta shkarkoja”, shtoi ai.

Abdixhiku ka folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit me partitë opozitare.

Ai tha në Rubikon në Klan Kosova se askush nuk duhet të llogaritë në LDK-në që të kthehet në formën e vjetër të qeverisjes.

“Nuk mund të bashkëpunojmë dhe të qeverisim duke thirrur Mimoza Kusarin që ta koordinohet me Milan Radojiçiqin e të formojmë qeverinë e re”, tha Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natën midis 16 dhe 17 korrikut, ukrainasit u kthyen për…