AAK-ja, ashtu si LDK-ja, sot i nis diskutimet me ekspertë për “situatën e rëndë politike”

20 korrik 2023 | 08:36

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se ka filluar një cikël diskutimesh për “situatën e rëndë politike në Kosovë” dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë.

Sipas AAK-së, diskutimet e sotme do të fillojnë me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medieve.

“Kësaj here do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medieve, sot, me datë 20 korrik, në orën 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se…