![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/vetura.jpg)
Suharekasi shkon në pushim, hajdutët ia vodhën automjetin
20 korrik 2023
| 12:13
Në fshatin Nëpërbisht të Suharekës një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë vjedhë automjetin furgon, pronë e vëllait të tij.
Bëhet e ditur se automjeti kishte qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, derisa ai gjendej në pushim në Shqipëri.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.