Konjufca në Francë: Arritjet e shtetit tonë janë edhe suksese të aleatëve tanë

20 korrik 2023 | 14:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare në Francë, shoqëruar nga ambasadori Mehdi Halimi, shefi i stafit, Ilir Kërçeli dhe këshilltari Donik Sallova zhvilloi takime me drejtues të lartë të parlamentit francez.

Konjufca u prit në takim nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yaël Braun-Pivet, nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare, Valerie Rabault, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Jean-Louis Bourlanges, deputeti për francezët që jetojnë jashtë Francës, Frederic Petit dhe kryetari i Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, Jean-Philippe Ardouin.

Në këtë takim miqësor u theksua nevoja për thellim të bashkëpunimit midis dy vendeve aleate, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.

Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është shumë e interesuar që partneriteti mes dy vendeve të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike.

Ai falënderoi homologen franceze Yaël Braun-Pivet për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, asistencën e vyer që Kosovës i ka sjell sot sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon.

“Arritjet e shtetit tonë janë edhe suksese të aleatëve tanë që na kanë mbështetur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, e ndaj të cilëve ne jemi mirënjohës”, ka theksuar Konjufca.

Gjatë diskutimit lidhur me situatën aktuale në Kosovë dhe sfidat që ajo ka para vetes, kreu i Kuvendit theksoi përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës ndaj angazhimeve të saj që në vëmendje kanë shembullin, mjetet dhe frymën e Bashkimit Evropian, unionit të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë pas një takimi me…