![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/abdixhiku-3.jpg)
Abdixhiku: Muzika e Armend Rexhepagiqit kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime
21 korrik 2023
| 13:52
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Prishtina ishte e gjallë dhe e mbushur me gëzim mbrëmë, ku në sheshin “Adem Jashari”, ka performuar artisti i njohur Armend Rexhepagiqi.
“Ka diçka shumë të veçantë në muzikën e tij. Ajo është një kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime. Dhe kujtime kishim mbrëmë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Prishtina ishte më ndryshe mbrëmë. Në Festivalin e Gastronomisë performonte mjeshtri i muzikës, Armend Rexhepagiqi. ![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tfd/1/16/1f64c.png)
![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tfd/1/16/1f64c.png)
Kaq mjafton për të qenë një mbrëmje e mirë.
Ka diçka shumë të veçantë në muzikën e tij. Ajo është një kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime. Dhe kujtime kishim mbrëmë.
Prishtina ishte e gjallë dhe mbushur me gëzim. Siç di të jetë gjithëherë. Këtë gjallëri e këtë gëzim së bashku me Albinën e Përparimin e ndamë me plot miq mbrëmë në Prishtinë. ![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t1f/1/16/1f3b6.png)
![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t7e/1/16/1f3a4.png)
![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t1f/1/16/1f3b6.png)
![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t7e/1/16/1f3a4.png)