Verstappeni: Në Hungari do të kemi të tjera risi

21 korrik 2023 | 16:38

Piloti holandez Max Verstappen, i shkëputur 99 pikë nga ndjekësi më i afërt, shoku i tij i skuadrës (Sergio Perez), përgatitet për garën e radhës që zhvillohet këtë fundjavë në Hungari.

Kampioni i botës në Formula 1 shpreson në një tjetër fitore, në një sezon ku ai dhe Red Bulli po dominojnë në çdo pistë. Verstappeni nuk heq dorë nga fitorja, teksa konfirmon se për në këtë pistë Red Bulli vjen me disa modifikime që do ta bëjnë edhe më të shpejtë.

“Kemi disa risi gati për këtë fundjavë dhe shpresojmë që ato të funksionojnë ashtu sikurse presim. Të shohim se si do të shkojë makina në një pistë shumë teknike”, ka thënë Verstappeni.

“Këtu kthesat janë me shpejtësi të vogël, një pistë shumë impenjuese për pilotët dhe gomat. Nëse gjërat e reja do të funksionojnë mirë, atëherë do të jemi edhe më të shpejtë karshi rivalëve. Shpresojmë ta vijojmë serinë pozitive, pasi kemi një makinë të jashtëzakonshme, që synon fitoren në çdo garë”, ka shtuar holandezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo,…