Osmani takon ambasadorin e Francës, theksohet nevoja e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit

21 korrik 2023 | 22:54

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentja Osmani nënvizoi nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët rreth qëllimit të përbashkët për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Presidentja Osmani theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të ngushte mes Kosovës dhe aleatëve të saj për ta arritur fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.

Ajo vlerësoi raportet me Francën dhe konfirmoi partneritetin dhe bashkëpunimin në të ardhmen, i cili i shërben ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse përpiqeni të udhëtoni jashtë vendit pa pasaportë, ka të…