![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/IMG_1521.webp)
Pritjet në Merdarë e te Dheu i Bardhë, kolona 1 mijë metra
22 korrik 2023
| 08:53
Janë rikthyer pritjet nëpër pikat kufitare, saktësisht te Dheu i Bardhë dhe Merdare.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, te këto dy pika, mërgimtarët po duhet të presin 1 orë për të hyrë në Kosovë.
Te Dheu i Bardhë, kolona është 1 mijë metra. Në Muqibabë, pritjet për të hyrë janë 30 minuta, derisa në pikat tjera deri në pesë minuta.