Vendimi i GJND-së pikëreferim për shtetet që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, thotë Osmani

22 korrik 2023 | 13:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin e saj social në Twitter, ka kujtuar përvjetorin e 13-të të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj 13 vjet më parë GJND-ja konfirmoi se Kosova nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtarë kur e ka shpallur pavarësinë e saj.

Prandaj mbi këtë premisë ajo ka kërkuar që të gjitha shtetet mos-njohëse ta marrin për bazë këtë dhe të ndryshojnë qëndrim në raport me shtetësinë e Kosovës.

“13 vjet më vonë, kjo pikëreferimi mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar ajo në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletja që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare, Luiza Gega ka…