Kurti për autostradën e Gjilanit: U la anash me vite, po kompletohet pa korrupsion

22 korrik 2023 | 13:01

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka vizituar punëtorët që po punojnë në autostradën Prishtinë-Gjilan.

Kurti tha se është prioritet i Qeverisë së tij që projektet e mëdha infrastrukturore të bëhen pa korrupsion e sipas standardeve ndërkombëtare.

“Përfundimi i projekteve të mëdha të infrastrukturës pa korrupsion dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare është një prioritet i Qeverisë. Dje vizitova punëtorët në kantierin e autostradës Prishtinë-Gjilan, një korridor me rëndësi kombëtare dhe rajonale që është lënë pas dore me vite – deri tani”, tha Kurti.

Ai ka falënderuar punëtorët, duke iu thënë se kjo rrugë është ndër më të rëndësishmet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar se moti gjatë ditës së shtune…